Snowden flet për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Bota

Snowden flet për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:40
Edward Snowden

Ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, tha se gazetari i vrarë saudit, Jamal Khashoggi, do të ishte gjallë nëse një kompani izraelite e sigurisë kibernetike nuk do t’ua shiste sauditëve softuerin për ndjekje të njerëzve.

Në një intervistë për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, Snowdeni foli për gazetarin Khashoggi, i cili më 2 tetor të vitit 2018 u vra në mënyrë brutale në Konsullatën saudite në Stamboll.

“Nëse kompania izraelite NSO, nuk do t’ia shiste teknologjinë e quajtur ‘Pegasus’ Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi sot me shumë gjasa do të ishte gjallë. Grupi NSO, pretendon se shpëton jetë njerëzish, por aktivitetet e grupit janë të rrezikshme”, tha mes tjerash Snowden.

Vitin e kaluar, Snowdeni kishte thënë se Khashoggi është ndjekur me programin e spiunazhit ‘Pegasus’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat