Barnier: Kurrë më parë kaq shumë rrezik për një Brexit pa marrëveshje

Bota

Barnier: Kurrë më parë kaq shumë rrezik për një Brexit pa marrëveshje

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:02
Michel Barnier

Dhjetë javë nga 29 marsi, rreziku i një Brexit pa  marrëveshje nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, theksoi sot kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier në Strasburg, pas votimit të djeshëm në Dhomën e Komuneve.

“Tani asnjë skenar nuk mund të përjashtohet, në veçanti atë që ne gjithmonë kemi dashur të shmangim, daljen e Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje”, deklaroi Barnier.

”Vendosmëria jonë është shmangim një skenar të këtij lloji, por ne gjithashtu kemi përgjegjësi për të qenë të qartë”, vazhdoi ai.

“Kjo punë do të duhet të përshpejtohet së bashku me të gjithë partnerët dhe aktorët dhe në kohë shumë të shkurtër duhet të marrim masa urgjente për t’u përballur me pasojat e mundshme”, theksoi kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier në Strasburg, pas votimit të djeshëm në Dhomën e Komuneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat