Erdogan kërkon zonë sigurie në Siri nën kontrollin turk

Bota

Erdogan kërkon zonë sigurie në Siri nën kontrollin turk

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:27

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se Turqia është e gatshme të ngrejë një zonë sigurie në Siri mes kufirit të saj dhe pozicioneve të milicisë kurde të mbështetur nga Uashingtoni, një vendim që shihet nga Damasku si një agresion.

Ky dispozitiv u përmend në një bisedë telefonike të zhvilluar të hënën në mbrëmje mes Erdoganit dhe Donald Trump që kishte për synim të ulte tensionet pasi presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të shkatërronte ekonominë e Turqisë nëse ajo sulmonte luftëtarët kurdë në Siri.

”Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë do të takohet me homologun e tij amerikan sot në Bruksel për të përcaktuar modalitetet e kësaj zone sigurie që do të jetë nën kontrollin e Turqisë”, sipas zëdhënësit të presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Por, krijimi i një zone të tillë do të thotë që milicia kurde YPG të pranojë të largohet nga pozicionet e saj përgjatë 900 kilometrave të kufirit turko-sirian, ku milicia kurde kontrollon një pjesë të madhe. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat