Australi: Dy persona nën arrest për kontrabandë heroine

Bota

Australi: Dy persona nën arrest për kontrabandë heroine

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:34
Australi

Policia Federale australiane njoftoi të mërkurën se dy punonjës të një linje ndërkombëtare ajrore janë nën arrest nën dyshimet për kontrabandë heroine të një cilësie të lartë në Sidni dhe Melburn, si pjesë e një rrjeti të madh trafikimi.

Punonjësit e linjës “Malindo Air” si dhe gjashtë persona të tjerë u ndaluan në Melburn.

Sipas policisë, një organizatë kriminale vietnameze me bazë në Melburn ka importuarnga Malajzia rreth 14.4 milionë dollarë heroinë të klasit të parë dhe metamfetaminë.

Policia kapi gjithashtu një sasi droge me vlerë më shumë se 30 milionë dollarë, përfshirë kokainë gjatë bastisjeve në shtatë shtëpi të Melburnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat