Berlini dhe Pekini bashkëpunim premtues në sektorin financiar

Bota

Berlini dhe Pekini bashkëpunim premtues në sektorin financiar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Gjermania dhe Kina premtuan të rrisin aksesin e tregut për bankat dhe kompanitë e sigurimeve, pas një takimi dypalësh mes autoriteteve kineze në Pekin dhe ministrit gjerman të Financave, Olaf Scholz dhe presidentit të Bundesbank-ut, Jens Weidmann.

Në këtë takim u arritën tre marrëveshje për bashkëpunimi e mbikëqyrjes bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy bankave qendrore pas bisedimeve.

“Qëllimi është të arrijmë përparim në thellimin e bashkëpunimit në kundërshtim me tendencat e tjera aktuale”, tha Scholz.

Zëvendëskryeministri kinez Liu përshkroi bisedimet si një “sukses të plotë” megjithëse ai tha se ishte e rëndësishme të trajtohej  tema e “mbivlerësimit të degëve të bankave kineze në Gjermani”.

Bashkëpunimi dhe qasja në treg janë veçanërisht të rëndësishme për Kinën dhe Gjermaninë pas Brexit dhe humbjen e mundshme të rëndësisë së Londrës si një qendër financiare ndërkombëtare.

Scholz tha se donte të forconte më tej pozitën e Frankfurtit si një qendër financiare.

Për Kinën, qasja më e madhe në BE është gjithashtu e rëndësishme pasi vazhdon të vuajë pasojat e luftojë një luftës tregtare me SHBA, ku presidenti Donald Trump ka kërcënuar të imponojë tarifa të mëtejshme ndëshkuese nëse nuk arrihet një marrëveshje për luftën tregtare deri në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat