Kili goditet nga tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh

Bota

Kili goditet nga tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:58
Kili

Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një termet me fuqi prej 6.7 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën veriore të Kilit. Dëshmitarët kanë thënë se tërmeti ka dridhur ndërtesat, por nuk është raportuar për viktima.

Tërmeti ndodhi rreth orës 10 e 32 minuta sipas kohës lokale. Origjina e dridhjes ishte 53 kilometra në thellësi të tokës. Njerëzit po frikësohen se tërmeti do të pasohet nga një cunami i mundshëm, por qendra për cunami në Oqeanin Paqësor ka njoftuar se nuk ekziston rreziku për një fatkeqësi të tillë.

Një dëshmitar ka thënë se tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesa të vjetra dhe ndërprerje të energjisë. “Ka qenë shumë i fuqishëm. Turistët ishin të shqetësuar, por asgjë serioze nuk ndodhi”, tha një punëtor hoteli.

Kili ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrtë e paqësorit”, e cila është e njohur për tërmete të shpeshta. Ky shtet ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, përfshirë tërmetin e fuqishëm të vitit 2010, i cili kishte shkaktuar cunami dhe kishte shkatërruar shumë ndërtesa bregdetare, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat