Autoritetet turke po hetojnë mashtrimet me pasaporta të rrejshme malazeze

Bota

Autoritetet turke po hetojnë mashtrimet me pasaporta të rrejshme malazeze

Nga: F.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Qindra persona turq janë mashtruar nga një grup i personave të cilët iu kanë shitur pasaporte të rrejshme malazeze shkruan TVCG transmeton “Bota Sot”.

Si shkruajnë mediat turke, numri I personave të mashtruar ende nuk dihet por paramendohet se janë së paku 1 mijë persona.

Si shkruan "Dayly sabah", bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal që ka kërkuar persona naiv dhe të painformuar që të ofrojnë “nënshtetësi malazeze” për pagesën që ka shkuar nga 7 deri në 12 mijë euro.

Akan Suver, i cili që nga 2008 ishte konsull gjeneral nderi i Malit të Zi në Stamboll ka thënë për këtë medium se pushteti nuk mund të bëjë shumë në zbulimin dhe identifikimin e mashtruesve sepse viktimat nuk kanë fakte kundër tyre.

"Ata kanë shkuar atje me vullnetin e tyre dhe në mënyrë vullnetare kanë dhënë parat" për këtë shërbim ka thënë Suver.

Ai sqaroi se mashtruesit kanë hapur një “agjenci këshilluese” në afërsi të ndërtesës zyrtare të konsullit gjeneral të Malit të Zi në lagjen Beshiktash në pjesën evropiane të Stambollit dhe kanë punësuar dhjetëra njerëz.

Suver më pas tregon se mashtruesit kanë pasur zyra në shumë vende, me emra të ndryshëm, ku janë përfshirë edhe agjensione turistike ku kanë thënë se ofrojnë shërbime për marrjen e vizave dhe nënshtetësisë.

Ai përkujtoi opinionin e gjerë se qytetarët e Turqisë mund të udhëtojnë në Malin e Zi pa viza dhe të qëndrojnë atje deri 90 ditë.

"Ata që duan të shkojnë në Malin e Zi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues", përfundoi Suver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat