Numri i viktimave në shpërthimin e tubacionit të benzinës  në Meksikë arrin në 94

Bota

Numri i viktimave në shpërthimin e tubacionit të benzinës  në Meksikë arrin në 94

Nga: A.Sh Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:15
Pamje nga Meksika

Numri i njerëzve që vdiqën nga shpërthimi i tubacionit të benzinës në Meksikë qendrore javën e kaluar është rritur në 94, thanë zyrtarët qeveritarë të martën, nga 91 të raportuara një ditë më parë.

Shpërthimi të premten e kaluar u bë pasi rreth 800 vetë në rrethin e Tlahuelilpan të shtetit Hidalgo po grumbullonin benzinë që po dilte nga një rrjedhje e tubacionit pranë një rafinerie të madhe.

Meksika qendrore ishte goditur rëndë nga mungesat e benzinës pasi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador nisi një goditje kundër vjedhjes së karburantit gati një muaj më parë, në një përpjekje për të zhdukur aktivitetin kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat