Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se Japonia dhe Rusia duhet të bëjnë një “punë prej milingone” para se të arrijnë në nënshkrimin e një traktati paqeje mes dy vendeve, që pengohet që prej vitit 1945 nga një mosmarrëveshje territoriale në ishujt Kurile.
“Na pret një punë prej milingone para se të nënshkruajmë këtë dokument me kushte që pranohen nga të dyja palët”, njoftoi Putini në përfundim të një takimi në Moskë me homologun e tij Shinzo Abe.