Putin-Erdogan, pritshmëri për zgjidhjen e konfliktit sirian

Bota

Putin-Erdogan, pritshmëri për zgjidhjen e konfliktit sirian

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:55
Erdogan dhe Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Moskë për bisedime që pritet të përqëndrohen tek konflikti në Siri, si dhe në fushën energjitike.

“Të dy presidentët do të diskutojnë procesin e zgjidhjes në Siri, si dhe aspektet kryesore të bashkëpunimit dypalësh në tregti, ekonomi, kulturë, si dhe ndihma konkrete humanitare për civilët’’, beri të ditur Kremlini në një deklaratë përpara takimit.

Turqia ka siguruar një “zonë të sigurt” përgjatë kufirit me pjesën veriore të Sirisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin trupat nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Rusia dhe Turqia, të cilat mbështesin anët e kundërta në konflikt, arritën një marrëveshje vitin e kaluar për të krijuar një zonë tampon të çmilitarizuar në pjesën rebele të Idlibit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat