Papa Françesku udhëton për vizitë në Panama

Bota

Papa Françesku udhëton për vizitë në Panama

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:19
Papa Françesku

Papa Françesku ka udhëtuar për vizitë gjashtë ditore në Panama, gjatë së cilës do të marrë pjesë në festivalin e të rinjëve katolik në kuadër të Ditës Botërore të të rinjëve.

Para se të udhëtojë nga Vatikani, Papa Françesku ka pasur takim më 8 migrantë në Romë, ka njoftuar Vatikani.

Udhëtimi i Papës në Panama vjen në kohën kur Kisha Katolike po përballet me krizën e pa shembullt të akuzave ndaj disa priftërinjëve për abuzime seksuale.

Prej 21 deri më 24 shkurt, udhëheqja e katolikëve romakë duhet të organizojë takime me krerët e organizatave kombëtare të katolikëve nga mbarë bota, ku do të bisedojnë për akuzat përkeqtrajtimin e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat