Një ish-prokuror dënohet për shpërdorim detyre në sfondin e lëvizjes #MeToo

Bota

Një ish-prokuror dënohet për shpërdorim detyre në sfondin e lëvizjes #MeToo

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:26
Ahn Tae-geun

Një ish-prokuror i Seulit u dënua sot për shpërdorim detyre me dy vite burg, në lidhje me një çështje shumë të mediatizuar që u bë edhe iniciatorja e lëvizjes #MeToo në Korenë e Jugut.

Ahn Tae-geun u akuzua për ngacmim në mënyrë të vazhdueshme ndaj vartëses së tij, Seo Ji-hyun gjatë ceremonisë mortore të të atit të një kolegu tjetër në 2010. Seo u ankua për rastin, gjë që i shkaktoi një ndryshim rrënjësor në punë dhe madje ulje në detyrë ndërsa karriera e saj u stopua për vite me radhë.

Në janar 2018, magjistratja më në fund e vendosur doli hapur për çështjen të kthyer në tabu duke folur publikisht ku tregoi eksperiencën e saj me lot në sy në televizion. Ishte e paprecedentë, pasi shumë viktima të ngacmimeve qëndrojnë në heshtje në Korenë e Jugut për të mos qenë të përjashtuara.

Intervista shërbeu si katalizator dhe shumë gra të nxitura nga dëshmia e saj denoncuan raste të ngjashme, duke akuzuar figura të botës së artit, politikës dhe vetë institucioneve të besimeve fetare për përdhunime apo ngacmime seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat