Ish ministri i parë skocez Salmond, akuzohet për përdhunim

Bota

Ish ministri i parë skocez Salmond, akuzohet për përdhunim

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:32
Alex Salmond

Ish-ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, është arrestuar për vepra të dyshuara, duke përfshirë dy akuza për përdhunim të tentuar.

Një zyrtar nga Zyra Croën e Skocisë tha se Salmond ishte akuzuar gjithashtu për sulme të pahijshme dhe shkelje të paqes.

Salmond, 64 vjeç, të enjten këmbënguli që ai ishte "i pafajshëm për çdo lloj kriminaliteti".

"Unë hedh poshtë absolutisht këto akuza për kriminalitet dhe unë do të mbroj veten deri në maksimum në gjykatë. Do të doja të thosha shumë më tepër por unë duhet t'i respektoj rregullat e gjykatës dhe në gjykatë është vendi ku unë do të deklaroj rastin tim .”- tha Salmond

Detaje të mëtejshme për akuzat nuk janë ende publike.

Salmond udhëhoqi qeverinë e Skocisë për shtatë vjet deri në vitin 2014. Ai është kredituar për të ndihmuar në shtytjen e mbështetjes për pavarësinë skoceze nga Mbretëria e Bashkuar për të regjistruar nivele të larta gjatë fushatës së referendumit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat