Amerika dhe Kina, "kilometra larg" një marrëveshjeje tregtare

Bota

Amerika dhe Kina, "kilometra larg" një marrëveshjeje tregtare

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Uashingtoni dhe Pekini janë ende shumë larg nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare ndërkohë që një delegacion kinez pritet javën e ardhshme në Uashington për të zhvilluar negociata të reja.

“Kemi zhvilluar një punë të madhe paraprake por jemi kilometra dhe kilometra larg gjetjes së një zgjidhjeje”, deklaroi sot ministri amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, për CNBS, që prej Forumit Ekonomik në Davos.

Në fakt, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte garantuar se negociatat me Kinën po shkojnë shumë mirë, por nuk ishte shprehur në lidhje me përfundimin e luftës tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat