68 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës në Indonezi

Bota

68 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës në Indonezi

Nga: A.SH Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:10
Indonezi

Të paktën 68 vetë janë vrarë dhe mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës goditën ishullin e Sulawesi-t, në Indonezi, tha një zyrtar të shtunën, përcjell Bota sot.

Rreth 6,700 njerëz në 14 qarqe janë evakuuar dhe tani jetojnë në strehimore, shkolla, tenda apo xhami.

Numri i të shpërngulurve është dyfishuar që nga e premtja pasi zyrtarët për zbutjen e fatkeqësive arritën të kenë qasje në rrethet e izoluara më parë dhe të azhurnojnë shifrat.

Gjashtë persona ende shpallen të zhdukur pas fatkeqësisë.

"Shumë të shpërngulur kanë filluar të shkojnë në shtëpi dhe të pastrojnë shtëpinë e tyre, sepse shiu nuk është më intensive sot", tha për AFP të shtunën kreu i agjencisë lokale për zbutjen e fatkeqësive Syamsibar, i cili si shumë indonezianë shkon me një emër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat