Riadi: Kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës

Bota

Riadi: Kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Ministri saudit i Energjisë, Khaled al-Falih u shpreh se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës, në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni saudit ‘’Al-Arabiya’’.

‘’Ngjarjet në Venezuelë mund të kenë ndikim në tregun e naftës’’, theksoi ministri në lidhje me krizën të nxitur nga përballja mes kreut të shtetit socialist, Nicolas Maduro dhe opozitarit të së djathtës, Juan Guaido i cili është vetëshpallur president. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat