Uashingtoni i bën thirrje ushtrisë për të pranuar kalimin paqësor të pushtetit

Bota

Uashingtoni i bën thirrje ushtrisë për të pranuar kalimin paqësor të pushtetit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:44
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë i bëri sot thirrje ushtrisë venezueliane për të pranuar kalimin paqësor dhe demokratik të pushtetit nga Nicolas Maduro tek Juan Guaido, i njohur nga SHBA-ja si president i përkohshëm i vendit.

“I bëjmë thirrje ushtrisë venezueliane dhe forcave të sigurisë të pranojnë kalimin paqësor, demokratik dhe kushtetues të pushtetit’’, deklaroi gjatë një konference shtypi John Bolton, këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. I pyetur në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane, ai rikonfirmoi siç u shpreh edhe Donald Trump, se të gjitha opsionet ishin në tryezë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat