Probleme me eksportet drejt BE për shkak të gripit të derrit

Bota

Probleme me eksportet drejt BE për shkak të gripit të derrit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Shpërthimi i gripit të derrit në Japoni do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në eksportet drejt Bashkimit Europian, pavarësisht nga një marrëveshje e tregtisë së lirë me bllokun që hyn në fuqi këtë javë, njoftoi sot qeveria japoneze.

Më shumë se 100 ushtarë u dërguan për të ndihmuar në therjen mijëra derrave në Japoninë Qendrore, pas konfirmimit të shpërthimi të kësaj sëmundjeje.

Qeveria raportoi rastin e shtatë të gripit që nga shtatori.

Japonia prej kohësh nuk ishte prekur nga virusi i njohur gjithashtu si ”kolera e derrave”, që nga viti 1992.

”Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik (EPA) midis BE-së dhe Japonisë hyn në fuqi të premten, por Tokio ka pezulluar dërgesat e mishit të derrit dhe pulave për shkak të shpërthimit të gripit të derrave’’, tha ministri japonez i Bujqësisë, Takamori Yoshikawa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat