Schwarzenegger, në takim me kancelarin austriak

Bota

Schwarzenegger, në takim me kancelarin austriak

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:40
Arnold Schwarzenegger & Sebastian Kurz

Arnold Schwarzenegger takohet me kancelarin austriak për bisedime përpara takimit për çështjen e ndryshimeve klimatike.

Ylli i Hollivudit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger u paraqit në një takim miqësor me kancelarin austriak Sebastian Kurz të marten, pasi kishin takim palët për të diskutuar për samitin e ardhshëm në Austri.

Samiti është nismë për parandalimin e ndryshimin të klimës, organizuar nga Schwarzenegger, ku do të marrin pjesë në një numër të ftuarish të profilit të lartë ndërkombëtar.

Ndërsa austro-amerikani falenderoi kreun e vendit të tij të lindjes për mbështetjen për takimin e ardhshëm të ndryshimeve klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat