Opozita e Venezuelës vazhdon mbajtjen e protestave kundër Maduros

Bota

Opozita e Venezuelës vazhdon mbajtjen e protestave kundër Maduros

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Opozita e Venezuelës vazhdon mbajtjen e protestave kundër Maduros

Përkrahësit e opozitës venezuelase do t’i mbajnë disa tubime në tërë vendin për të shfaqur mbështetje për liderin e tyre, Juan Guaidos, dhe për të protestuar kundër presidentit gjithnjë e më të izoluar, Nicolas Maduro.

Ky mobilizim po bëhet me qëllim të rritjes së presionit kundër presidentit aktual pasi Uashingtoni vendosi ta njohë Guaidon si president të Venezuelës dhe futi në fuqi sanksione kundër kompanisë shtetërore të naftës.

Kritikët e Maduros shpresojnë se veprime të ngjashme do të ndërmarrin edhe shtetet evropiane. Pritet që disa shtete të Bashkimit Evropian ta njohin Guaidon si president gjatë javës së ardhshme. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Guaido ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në rrugë dhe ta përkrahin atë.

Përndryshe, edhe Maduro do ta mbajë një tubim gjatë ditës së sotme për ta shënuar inaugurimin e ish-liderit socialist, Hugo Chavez. Venezuela po vazhdon të përballet me gjendje të rëndë ekonomike për shkak të inflacionit të lartë, rënies së prodhimit dhe largimit masiv të qytetarëve drejt vendeve tjera të Amerikës Latine, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat