Tetë të vdekur nga luftimet mes ushtrisë dhe grupeve militante në Filipine

Bota

Tetë të vdekur nga luftimet mes ushtrisë dhe grupeve militante në Filipine

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ushtria e Filipineve i ka vrarë tre militantë të grupit “Abu Sayyaf”, ndërsa të vdekur kanë mbetur edhe pesë ushtarë gjatë luftimeve në një ishull të largët në pjesën jugore të vendit.

Përleshja me më shumë se 100 anëtarë të këtij grupi të armatosur ndodhi në qytetin Patikul rreth orës 11 e 30 minuta të kohës lokale. Ushtria e ka akuzuar këtë grup për sulmin vdekjeprurës që kishte ndodhur në një kishë para disa ditësh.

Ministri filipinas i punëve të brendshme, Eduardo Ano, ka thënë se sulmi në kishë, i cili kishte shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve, ishte një sulm vetëvrasës i kryer nga një çift indonezian, të cilët ishin ndihmuar nga grupi “Abu Sayyaf”.

Ky grup është i njohur për rrëmbime të njerëzve dhe qëndrime ekstremiste. Ata pretendojnë se kanë lidhje edhe me Shtetin Islamik. Provinca e Sulus njihet si bastion i këtij grupi. Luftimet e fundit zgjatën rreth dy orë dhe gjatë tyre janë plagosur pesë ushtarë dhe 15 militantë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat