Armët atomike: Europianët të pasigurtë mes SHBA e Rusisë

Bota

Armët atomike: Europianët të pasigurtë mes SHBA e Rusisë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:50
Rusia tregon pjesë të sistemeve të raketave SSC-8/9M729 që shihen si shkelje e marrëveshjes, INF

Shfuqizimi i marrëveshjes INF i bën të pasigurtë europianët, që i tremben një garë të re armatimi. NATO nga ana e saj nuk do armë atomike në Europë.

SHBA, Rusia dhe NATO kanë përpara 6 muaj punë mjaft intensive – kaq kohë ka për shpëtimin e marrëveshjes INF, sipas afatit të vënë nga SHBA, që të premten vendosi largimin nga INF. Akuza e SHBA: Rusia shkel marrëveshjen për raketat me rreze të mesme veprimi të nënshkruar në vitin 1987.

Shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit. Por qëndrimet nuk janë të njëjta: Vendet europianolindore dhe balltike ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën „Spiegel", se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi. Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. „Lufta e Ftohtë ka marrë fund, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. „Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme."

Edhe Sekretari i Përgjitshshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas. Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë. Më shumë duhet luftuar për të ruajtur marrëveshjen INF. Duhet folur në 6 muajt e ardhshëm me Rusinë, tha Stoltenberg.

Image
Jens Stoltenberg

"Duhet të sigurojmë një kërcënim dhe mbrojtje të besueshme." NATo e mbështeti vendimin amerikan për t'u larguar nga marrëveshja atomike, INF. Rusia e shkel këtë marrëveshje prej vitesh tha Stoltenberg dhe përpjekjet për ta ndryshuar qëndrimin në Moskë kanë dështuar.

Por Rusia i hedh poshtë akuzat. Sipas saj, raketat që janë në qendër të kritikave, tipi 9M729 kanë vetëm një rreze prej 500 kilometër. Por Stoltenberg e sheh si SHBA. Sipas tij këto raketa kanë një rreze veprimi prej 2600 km dhe „ato mund të arrijnë shtetet europiane."/DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat