Vendet e BE-së njohin zyrtarisht Guiadon president të Venezuelës

Bota

Vendet e BE-së njohin zyrtarisht Guiadon president të Venezuelës

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, kanë njohur zyrtarisht liderin e opozitës Juan Guiado si president të Venezuelës.

Vendimi vjen pasi presidenti Nicolas Maduro, refuzoi të dielën  afatin e vënë nga BE për  shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve. 

Guiado  u vetedeklarua udhëheqës i përkohshëm muajin e kaluar dhe fitoi mbështetjen e SHBA-ve.  

Rusia, mbështetëse e Maduros ka akuzuar vendet e BE-së për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Venezuelës.  

Ndërsa presioni për largimin e Maduros është në rritje, ky i fundit nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e një lufte civile.  

Në një intervistë televizive, Maduro paralajmëroi se presidenti Donald Trump ‘mund të larohet nga Shtëpia e Bardhë i mbuluar  me gjak”, në rast të ndërhyrjes ushtarake nga ana e SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat