Instituti gjerman: Brexit-i do t’i dëmtojë shumë vendet në zhvillim që tregtojnë me Britaninë

Bota

Instituti gjerman: Brexit-i do t’i dëmtojë shumë vendet në zhvillim që tregtojnë me Britaninë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Sipas Institutit Gjerman për Zhvillim, i cili e ka hartuar këtë raport, shteti në zhvillim me pasojat më të mëdha nga ndarja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do të jetë Kamboxhia. Ky vend e eksporton 7.7 për qind të prodhimit të përgjithshëm në Britani të Madhe. Largimi i Britanisë nga ky bllok nënkupton edhe tërheqje nga traktatet dhe marrëveshjet tregtare, prandaj në këtë raport thuhet se 1.7 milionë njerëz të varfër do të preken nga ky zhvillim politik.

“Pavarësisht rezultatit të negociatave, Brexit-i do të sjellë ndryshime themelore të menaxhimin e tregtisë së Britanisë me palët e treta. Britania e Madhe duhet të veprojë në mënyrë që t’i shmangë efektet anësore ne ekonominë e vendeve të dobëta”, thuhet në raport.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe është pjesë e traktateve “EBA” dhe “GPS”, të cilat përcaktojnë zvogëlim ose mënjanim të taksave për mallrat e importuara nga vendet në zhvillim. Sipas marrëveshjes “EBA”, 49 vende në zhvillim gëzojnë lehtësime në sistemin e taksave për prodhimet e eksportuara në Bashkimin Evropian, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat