Presidenti i Costa Rikës akuzohet për ngacimim seksual

Bota

Presidenti i Costa Rikës akuzohet për ngacimim seksual

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Óscar Arias

Ish-presidenti i Kosta Rikës Óscar Arias është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një gruaje në vitin 2014, shkruan BBC.

Z. Arias, i cili është 78 vjeç dhe ka fituar çmimin Nobel për Paqe, kategorikisht i mohoi akuzat dhe tha se gjithmonë i ka trajtuar gratë me respekt.

Paditësi i tij, një aktivist i paqes, ka paraqitur një ankesë zyrtare me policinë.

Ajo u tha medias lokale dhe New York Times se, ata u takuan në shtëpinë e tij për të diskutuar mbështetjen e tij për një fushatë kundër armëve bërthamore.

Z. Arias ishte president dy herë, nga viti 1986 deri në vitin 1990 dhe më pas nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Ai fitoi çmimin Nobel në vitin 1987 për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftërave civile në disa vende të Amerikës Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat