I dërguari amerikan arrin në Phenjan për të diskutuar çështje bërthamore

Bota

I dërguari amerikan arrin në Phenjan për të diskutuar çështje bërthamore

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë Veriore, Stephen Beigun ka arritur në Phenjan për të negociuar çështje bërthamore, duke i hapur kështu rrugën samitit të dytë në mes të krereve të të dyja shteteve.

Beigun ka arritur në Korenë Verore, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ai do të takohet me liderin verikorean, Kim Jong-unë më 27 shkurt në Vietnam.

Të dy liderët do të diskutojnë zotimet për denukearizim, të cilat i kanë bërë publike në samitin e parë, të mbajtur në qershor të vitit të kaluar në Singapor.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Koreja Veriore është duke vazhduar programin berthamor dhe është duke shkelur sanksionet.

Në raportin e kësaj Organizate është thënë se masat ndëshkuese ndaj këtij shteti mund të mos kenë efekt, pasi Koreja Veriore është duke vazhduar transferimin e mallrave të ndaluara në det.

Para se të arrinte në Phenjan, Beigun fillimisht është takuar me zyrtarë të Koresë Jugore, dhe ka deklaruar se ka pasur disa diskutime të frytshme.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se vizita e tij “do të avancojë përparimin e mëtutjeshëm në përkushtimet e bëra nga Trump dhe Kim në Singapor”.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se kërkojnë nga Koreja Veriore që të heqë dorë plotësisht nga programi bërthamor dhe të shkatërrojë zonat e testimit nën vëzhgim ndërkombëtar.

Zyrtarët verikoreanë në anën tjetër nuk janë zotuar kurrë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat