FAO: Çmimet e ushqimeve në botë u rritën në janar

Bota

FAO: Çmimet e ushqimeve në botë u rritën në janar

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Çmimet e ushqimeve botërore u rritën në janar, si pasojë e rimëkëmbjes në produktet e qumështit, vajrat bimore dhe sheqer, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i çmimeve të ushqimeve të kësaj organizate botërore, e cila mat ndryshimet mujore në "shportën e produkteve" në të cilën përfshihen drithërat, vajrat, produktet e qumështit, mishi dhe sheqeri, në muajin e kaluar ishte mesatarisht 164.8 pikë krahasuar me 161.8 në dhjetor, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat