Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 persona - Bota Sot
Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 persona

Bota

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 4 persona

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 21:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një helikopter është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në Turqi ku gjetën vdekjen 4 ushtarë. Helikopteri u rrëzuar në një zonë të banuar në pjesën aziatike të Stambollit. Helikopteri ra mes një kompleksi pallatesh, për fat të mirë pa shkaktuar viktima të tjera.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bënë izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri. Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave. “Për fat të keq, katër nga ushtarët tanë u bënë dëshmorë”.

Lidhur me ngjarjen tragjike ka nisur një hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Katër ushtarë turq u vranë në Nëntor të vitit 2018, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në një zonë tjetër banimi të Stambollit, duke goditur një ndërtesë katër kateshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...