U.d. së shefit të Pentagonit në vizitë të paparalajmëruar në Irak - Bota Sot
U.d. së shefit të Pentagonit në vizitë të paparalajmëruar në Irak

Bota

U.d. së shefit të Pentagonit në vizitë të paparalajmëruar në Irak

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:18
Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Shanahan do të theksojë rëndësinë e sovranitetit të Irakut dhe do të diskutojë për të ardhmen e trupave amerikane atje.

"Jemi në Irak me ftesë të qeverisë dhe interes i joni është t'i ndërtojmë kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë", u tha Shanahan gazetarëve që udhëtuan me të.

Në Irak ndodhen rreth 5,000 trupa amerikane për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat irakiane të sigurisë në luftën kundër terrorizmit.

Vizita e Shanahan vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha ditë më parë se prania amerikane në Irak është e nevojshme "për të vëzhguar Iranin".

Deklarata e tillë i ka zemëruar autoritetet irakiane, të cilat kanë thënë se Iraku nuk duhet të shfrytëzohet si bazë "për të kërcënuar interesat apo sigurinë e vendeve fqinje".

SHBA e konsideron Iranin si financues të terrorizmit ndërkombëtar dhe zbaton një varg sanksionesh kundër tij./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...