Vriten pesë policë në veriperendim të Pakistanit

Bota

Vriten pesë policë në veriperendim të Pakistanit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:18
Pakistan

Pesë policë pakistanezë janë vrarë ditën e martë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre, njoftuan zyrtarët e një province në veriperendim të Pakistanit.

Zyrtarët lokal i thanë Radios Evropa e Lirë, se policët u vranë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare. Dy policë tjerë mbeten të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat