SHBA akuzon ish-zyrtaren e Forcave Ajrore se ka spiunuar për Iranin

Bota

SHBA akuzon ish-zyrtaren e Forcave Ajrore se ka spiunuar për Iranin

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:37
Flamuri i SHBA-së dhe ai i Iranit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ish-zyrtares të inteligjencës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Monica Witt për ndihmën e dhënë ndaj Iranit, në atë që Uashingtoni e ka cilësuar si operacion me qëllime të spiunimit, dhe që pretendohet të ketë shënjestruar zyrtarët e inteligjencës amerikane.

Në padi është thënë se Witt i ka ndihmuar Gardës Revolucionare të Iranit për të zhvilluar shënjestra kibernetike në ushtrinë amerikane pasi ka kaluar në anën iraniane më 2013.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Witt, që ka punuar për vite të tëra për inteligjencën e Forcave Ajrore amerikane kanë pasur një kthim “ideologjik” kundër shtetit të saj.

Në kuadër të këtij veprimi, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe katër zyrtarë me kombësi iraniane, meqë dyshohet se edhe ata kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike.

Përveç kësaj, autoritetet amerikane kanë sanksionuar edhe dy kompani me bazë në Iran, Organizatën, New Horizon Organization dhe kompaninë, Net Peygard Samavat.

Departamenti amerikan i Thesait ka thënë se Net Peygard ka shënjestuar Qeverinë aktuale dhe atë të kaluar si dhe personelin ushtarak me fushatë të dëmshme kibernetike, derisa New Horizon ka organizuar takime për të mbështetur përpjekjet e forcave të Gardës Revolucionare të Iranit për të rekruktuar dhe mbledhur inteligjencë nga vendet e huaja.

Witt ndërkaq është rekrutuar nga Irani pasi ka marrë pjesë në dy konferenca ndërkombëtare të organizuara nga New Horizon, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Ata kanë thënë se Witt ka shërbyer si zyrtare për kundërzbulim në Forcat Ajrore nga 1997 deri më 2008, si dhe ka punuar me këto Forca edhe si bashkëpunëtore e jashtme edhe për dy vjet tjera.

Rekomandojmë

"Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut"

A janë dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat