Shanahan: Mbështesim një NATO të fortë - Bota Sot
Shanahan: Mbështesim një NATO të fortë

Bota

Shanahan: Mbështesim një NATO të fortë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Patrick Shanahan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan tha të enjten se ai mbështet një NATO të fortë, deklaratë që mund të qetësojë aleatët, të cilët kanë shfaqur nervozizëm rreth angazhimit të Uashingtonit ndaj aleancës.

"Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj NATO-s; detyrimet tona në bazë të nenit 5 mbeten të hekurta dhe Amerika do të vazhdojë të udhëheqë e të mbështesë unitetin dhe sigurinë transatlantike", tha zoti Shanahan në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Paraardhësi i zoti Shanahan, Jim Mattis dha dorëheqjen për shkak të pikëpamjeve të ndryshme nga presidenti Donald Trump.

Në letrën e dorëheqjes në muajin dhjetor, zoti Mattis vinte në dukje hapur atë që ai e shihte si një hendek të pariparueshëm mes tij dhe Presidentit Trump.

Zoti Mattis kritikonte në mënyrë të nënkuptuar presidentin që sipas tij, nuk vlerësonte aleatët të cilët kishin marrë pjesë bashkë me Shtetet e Bashkuara në disa luftëra./Voa/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...