Mollët e rralla “fantazmë” shfaqen në pemë

Bota

Mollët e rralla “fantazmë” shfaqen në pemë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:15
Foto

A keni parë ndonjëherë një ‘mollë fantazmë’? Natyra ua shërben edhe një pamje të tillë.

Një fermer në Amerikë ka fotografuar një bllok akulli në formën e frutit.

Ndarja e imazheve të mrekullueshme në internet është bërë nga Andrew Sietsema nga Michigani, i cili tha se forma e çuditshme u shfaq kur shiu filloi të mbulonte mollët në kopshtin e tij.

Për shkak të temperaturave të ngrirjes, shiu ngriu përreth frutave.

Kur mollët filluan të kalbëzoheshin, forma qëndronte e ngrirë – duke e lënë frutin të rrëshqiste nga një e çarë në fund të bllokut të akullit, përcjell GSh.

Andrew tha se mollët kanë një shkallë më të ulët të ngrirjes sesa uji, gjë që shpjegon pse akulli kishte mbetur në degë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat