Trump do të paguajë afër 8 miliardë dollarë për murin me Meksikën

Bota

Trump do të paguajë afër 8 miliardë dollarë për murin me Meksikën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:56
Donald Trump

Për momentin ky vendim do t’i jep fund një bllokimi me Kongresin. Por kjo ka mundësi të shkaktojë një mosmarrëveshje të re kushtetuese nëse

Presidenti po e tejkalon autoritetin e tij.

Lajmi fillestar i vendimit të Trump erdhi përmes Mitch McConnell, i cili tha se Trump do të nënshkruante projekt-ligjin për të shmangur mbylljen e qeverisë dhe pastaj të deklarojë një emergjencë kombëtare në të njëjtën kohë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë thotë se Trump pritet të njoftojë se do të përdorë veprime ekzekutive për të nxjerrë një sërë burimesh financimi të administratës për të ndihmuar financimin e ndërtimit të murit të tij në kufi. Shpallja e emergjencës kombëtare pritet të jetë pjesë e kësaj, raporton CNN.

Ai konfirmoi se presidenti do të tregojë për shumën totale që do të jetë afërsisht 8 miliardë dollarë.

Për këtë demokratët mund ta çojnë çështjen në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat