Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset

Bota

Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:21
Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane

Australia nënshkroi zyrtarisht një kontratë prej 50 miliardë dollarësh (35,5 miliardë dollarë) me Francën për ndërtimin e një flote prej 12 nëndetësesh.

Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane duke dalë fituese mbi propozimet e paraqitura nga Japonia dhe kompania gjermane ”ThyssenKrupp”.

Por, negociatat mbi kontratën përfundimtare ishin irrituese dhe madje vunë në pikëpyetje marrëveshjen vitin e kaluar për shkak të kolapsit të kostos dhe vonesave në prodhim.

Kryeministri australian Scott Morrison dhe ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne u takuan me ministren franceze të Shërbimeve Ushtarake, Florence Parly në Canberra dhe nënshkruan marrëveshjen mbi nëndetëset.

Ndër të tjera, marrëveshja rregullon kohëzgjatjen, garancinë dhe certifikatën e pronës intelektuale. Kontrata është projekti më i madh i infrastrukturës dhe zhvillimit të Australisë si dhe prokurimi më i madh në fushën e mbrojtjes.

Morrison përshëndeti planin e guximshëm si “pjesë e investimit më të madh të Australisë për mbrojtjen në kohë paqeje”.

“Kjo do të thotë që jemi duke u siguruar që jemi në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për anijet moderne dhe fuqinë e zjarrit”, u tha Morrison gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat