Australia identifikon përgjegjësin e sulmit kibernetik ndaj ligjvënësve

Bota

Australia identifikon përgjegjësin e sulmit kibernetik ndaj ligjvënësve

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:09
Scott Morrison

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë më 18 shkurt se zyrtarët e sigurisë janë duke hetuar edhe një ndërhyrje në rrjetet e partive më të mëdha politike, pak para mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare në muajin maj.

Ligjvënësve australianë u është thënë që të ndërrojnë me urgjencë fjalëkalimet, pasi agjencia shtetërore e inteligjencës kiberbetike ka identifikuar një sulm në rrjetin kompjuterik të parlamentit.

“Ekspertët tanë kibernetikë besojnë se një aktor i sofistikuar shtetëror është përgjegjës për këtë aktivitet të dëmshëm”, ka thënë Morrison para parlamentit.

Morrison nuk ka përmendur ndonjë shtet, mirëpo analistët qeveritarë kanë thënë se Rusia, Irani apo Kina, mund të jenë kryesit e sulmit.

“Kur e merrni parasysh motivin, duhet të themi se Kina është e dyshuara kyesore, mirëpo edhe Rusia nuk duhet përjashtuar”, ka thënë Fergus Hanson, udhëheqës i Qendrës për Politike Kibernetike Ndërkombëtare në Institutin për Politika Strategjike Australiane.

Morrison ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ndërhyrje zgjedhore” dhe se tashmë janë marrë një varg hapash “për të siguruar integritetin e sistemit tonë zgjedhor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat