Ish-ministrja dhe gruaja më me ndikim, Livni tërhiqet nga politika

Bota

Ish-ministrja dhe gruaja më me ndikim, Livni tërhiqet nga politika

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Tzipi Livni

Ish-ministrja izraelite e Punëve të Jashtme, Tzipi Livni njoftoi sot tërheqjen nga jeta politike, duke evidentuar humbjen e përgjithshme të ndikimit të partisë së saj, më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Livni, një personalitet i spikatur i politikës izraelite dhe ish-aktore e planit të parë të negociatave me palestinezët po largohet nga skena politike. Rreth moshës 60 vjeçe, Livni në vitin 2009 ishte shumë pranë postit të kryeministres së vendit, e konsideruar si një nga politikanet më me influencë të Izraelit.

Sondazhet përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 prillit nuk shfaqin asnjë shpresë për lëvizjen e saj ”Hatnua” për të kaluar pragun e nevojshëm për t’u përfaqësuar në Knesset, Parlamenti izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat