Erdogan: NATO iu dha armë ‘terroistëve’ por jo Turqisë

Bota

Erdogan: NATO iu dha armë ‘terroistëve’ por jo Turqisë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:39
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar aleatët e NATO-n për përkrahjen e terroristëve me mijëra kamionë me armë duke injoruar kërkesën e Turqisë për të blerë armë.

“Çfarë lloj aleance është kjo”, tha Erdogan.

“Ju iu dhatë terroristëve rreth 23 mijë kamionë me armë në Irak, por kur ne ua kërkuam, ju nuk kishit më të shitni”.

“Ne kemi një kufi prej 911 kilometra kufi me Sirinë. Ne jemi nën kërcënim në çdo moment”.

Erdogan nuk specifikoi se cilat shtete ishin ato që dërguan armë në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat