Regjimi i Assadit kreu më shumë se 300 sulme kimike

Bota

Regjimi i Assadit kreu më shumë se 300 sulme kimike

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:16
Bashar al-Assadit

Regjimi sirian i Bashar al-Assadit, ka qenë prapa qindra rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri, gjatë tetë vjetëve të fundit.

Në një raport të Institutit Global të Politikës Publike me qendër në Berlin, që nga fillimi i luftës civile, rreth 336 sulme kimike u regjistruan në Siri, ndërsa rreth 98 përqind e sulmeve u kryen nga forcat e regjimit.

Ndërkohë, grupi terrorist ISIS kreu gjashtë sulme kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile. 90 për qind e sulmeve ndodhën pas sulmit kimik të muajit gusht të 2013-s, që vrau qindra persona në rrethinën e kryeqytetit sirian Damask.

Përndryshe, Siria mbetet e përfshirë nga lufta e ashpër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assadit u ballafaqua me protesta pro-demokratike, që rezultuan me trazira. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga Siria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat