Vajza e Obamës profil sekret në Facebook, postime kundër Trump

Bota

Vajza e Obamës profil sekret në Facebook, postime kundër Trump

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Foto

Por ajo çfarë ka bërë më tepër përshtypje është foto e kopertinës. Në këtë foto shfaqen disa shënime rresht të shkruara në letra ngjyrë rozë kundër presidentit aktual amerikan Donald Trump: “Donald Trup është President. Kjo nuk është normale, Donald Trump është i lig, mos u vetëkënaqni.”

Krahas komenteve të shumta që ka marrë në këtë foto kopertine spikat edhe komenti i mbesës së ish zëvendës Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, 20-vjeçarja Finnegan. “Nuk e kisha parë këtë. Më pëlqen,”-shkruan ajo.

Megjithatë sipas Daily Mail nuk është e qartë se në cilën shtëpi janë bërë këto foto. Malia është zhvedosur në konvikt në gusht të 2017, disa muaj pas këtij postimi në rrjete sociale.

Në këtë profil në Facebook, Malia ka publikuar foto të ndryshme nga përditshmëria e saj ku shfaqet me mikeshat apo edhe foto “selfie” duke ekspozuar një pjesë të adoleshencës.  Nuk përjashtohet mundësia që kjo adresë të mos jetë e Malias. Pas këtyre lajmeve nuk ka patur ende një reagim prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat