“Lufta e makinave” vë përballë Europën dhe Amerikën

Bota

“Lufta e makinave” vë përballë Europën dhe Amerikën

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:57
Donald Trump

Raporti që tregon se makinat e importuara cënojnë sigurinë , mbërriti në zyrën e Trump në mesin e kërcënimeve të tij se mund të vendosë tarifa ndëshkuese doganore për importet e automjeteve nga BE.

Sipas “CNBC” raporti tregon se këto importe rrezikojnë sigurinë amerikane, por nuk ka detaje të mëtejshme.

Gjithsesi mësohet se presidenti i SHBA-së Donald Trump i premtoi Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker se ai nuk do t’i rrisë tarifat shtesë të importit për makina evropiane, së paku për momentin.

“Trump më dha fjalën e tij se për momentin nuk do të ketë asnjë shtesë tarifë për makinat.’’ tha Juncker për të përditshmen gjermane Stuttgarter Zeitung, por ai nuk e specifikoi kohën se kur Trump ia kishte bërë këtë premtim.

Në vitin 2017 SHBA ka importuar makina dhe pjesë këmbimi në vlerë prej 340 miliardë dollarësh ndërsa Bashkimi Europian, dhe Gjermania, deklaruan se do të përgjigjen me të njëjtën monedhe në rast të shtimit të tarifës.

Industria amerikane e automjeteve është shprehur kundër rritjes se tarifave që do të ulnin në masë investimet në këtë degë e sipas disa vlerësimeve, do t’i shtrenjtonin automjetet e prodhuara ne SHBA, sepse të gjitha ato përmbajnë pjesë të importuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat