Erdogan: Turqia nuk mund të përballet me një valë të re refugjatësh

Bota

Erdogan: Turqia nuk mund të përballet me një valë të re refugjatësh

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi dje se Turqia nuk do të jetë në gjendje të përballet me një valë të re të mundshme refugjatësh.

Duke folur në Konferencën e gjashtë ministrore të Procesit të Budapestit për Migracionin, që mbahet në Stamboll, presidenti Erdogan tha se “ndërtimi i mureve të larta me tela me gjemba nuk është aspak mënyra për të parandaluar migracionin e parregullt”.

“Ka rreth 260 milionë emigrantë, mbi 68 milionë të zhvendosur dhe më shumë se 25 milionë refugjatë në mbarë botën. Turqia ka shpenzuar mbi 37 miliardë dollarë burime të veta kombëtare duke strehuar refugjatë”, theksoi Erdogan, duke cituar shifrat e Kombeve të Bashkuara (OKB). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat