I shpëtojnë luftës në Siri, u vdesin shtatë fëmijë në azil

Bota

I shpëtojnë luftës në Siri, u vdesin shtatë fëmijë në azil

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 00:13
Familja siriane

Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.

Familja kishte bërë në plan të shpërngulej nga shtëpia pas një jave. Sipas policisë, zjarri kishte rënë në orën 1 të natës, dhe u kishte shkaktuar plagë të rënda nënës dhe babait.

Ndërsa të shtatë fëmijët e tyre kanë vdekur. Fqinjët raportojnë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme. Më i vogli i shtatë fëmijëve ishte katër muajsh, më i madhi 15 vjeç. Të tjerët ishin 3, 4, 8, 10 dhe 12 vjeç.

Familja kishte ardhur në Kanada në vitin 2017. Babai është në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, kanadezët kanë hapur një llogari në internet dhe deri tani janë mbledhur 290 mijë dollarë në ndihmë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat