Në vitin 2018 shënohet numër rekord i vdekjeve në aksidentet ajrore - Bota Sot
Në vitin 2018 shënohet numër rekord i vdekjeve në aksidentet ajrore

Bota

Në vitin 2018 shënohet numër rekord i vdekjeve në aksidentet ajrore

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Numri i personave të vdekur në aksidentet ajrore u rrit në 523 në vitin 2018, në krahasim me vetëm 19 persona që ishte një vit më parë, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Ndërkohë që diferenca e numrit të viktimave është rritur ndjeshëm, aksidentet ajrore janë rritur shumë pak, nga 1,11 aksidente për një milion fluturime në 1017 në 1,35 për vitin e kaluar.

Aksidentet kryesore ajrore në vitin 2018 përfshijnë atë të “Lion Air” që u rrëzua në Detin e Xhavas, ku mbetën të vdekur të 189 pasagjerët që ishin në bord, më shumë se 100 të vdekurit nga përplasja në Kubë e “Cubana de Aviacion”, si dhe aksidenti i “Saratov Airlines” që solli vdekjen e 71 personave pranë Moskës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...