Talibanët nuk kanë ndryshuar, detyrojnë afganët që jetojnë nën sundimin e tyre

Bota

Talibanët nuk kanë ndryshuar, detyrojnë afganët që jetojnë nën sundimin e tyre

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Ali Ahmed Alizai nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t'i bindet kur talebanët trokasin në derën e tij duke kërkuar ushqim, strehim ose një fetë të korrave të fituara me vështirësi për të financuar kryengritjen e tyre, shkruan AFP.

"Talebanët drejtojnë një diktaturë këtu, kanë ligjet e tyre, kemi siguri, por jo liri", tha fermeri për AFP me telefon nga një distrikti i kontrolluar nga militantët në krahinën jugore të Afganistanit Helmand.

Alizai është një nga milionët që jetojnë nën sundimin e talebanëve në Afganistan, ku grupi kontrollon më shumë territore sesa në çdo kohë që kur u rrëzua në vitin 2001 nga forcat e udhëhequra nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat