Shqetësuese rritja alarmante e popullsisë

Bota

Shqetësuese rritja alarmante e popullsisë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Më shumë se 206 mijë intervista në shtëpi dhe mbi 320 seminare kryer në dhjetëra mijëra familje në Egjipt janë zhvilluar muajin e kaluar si pjesë e fushatës “Dy (”fëmijë” – shën. i përkth.) mjaftojnë” për të kufizuar rritjen shqetësuese të popullsisë në vend, raportoi gazeta egjiptiane ”El Watan”.

”Vizitat dhe seminaret janë kryer në 10 krahina egjiptiane me lindshmëri më të madhe dhe ato më të pakta duke përmendur edhe disa zona rurale jugore si Luxor dhe Aswan, ku traditat islame pengojnë përdorimin e kontraceptivëve”, shton gazeta.

”Sensibilizimi zhvillohet në bashkëpunim me 92 OJQ dhe 1 400 gra të trajnuara për këtë qëllim dhe shkalla e rritjes së popullsisë në Egjipt, ku 95% e popullsisë jeton në 7% të territorit, nuk korrespondon me atë të ekonomisë dhe punësimit”, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat