Rishfaqet Chelonoidis Phantasticus

Bota

Rishfaqet Chelonoidis Phantasticus

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:39
Chelonoidis Phantasticus

Rishfaqet në Galapagos një lloj breshke gjigande që konsiderohej e zhdukur prej mëse një shekulli.

Ekzemplari i gjetur në ishullin Fernandina është transportuar menjëherë në një qendër të specializuar, për t’iu nënshtruar të gjitha kontrolleve shëndetësore

Kjo specie Chelonoidis Phantasticus për herë të fundit ishte vrojtuar nga një ekspeditë e Akademisë Amerikanë të Shkencave, në vitin e largët 1906 dhe që atëherë mendohej se ishte zhdukur tashmë.

Breshka e gjetur është femër e rritur dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministri i Ambientit të Ekuadorit, i cili ka thënë se zbulimi tregon se ndoshta ka edhe ekzemplarë të tjerë. Ky lloj është një ndër 15 speciet që popullojnë arkipelagun e Galapagos dhe ka një jetëgjatësi mesatare 150-200 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat