Australia e konfirmon se Assange i ‘Wikileaks’ ka pasaportë të vlefshme

Bota

Australia e konfirmon se Assange i ‘Wikileaks’ ka pasaportë të vlefshme

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:40
Julian Assange

Autoritetet australiane e kanë konfirmuar se Julian Assange ka një pasaportë të valide, e cila është një gjë e vlefshme për themeluesin e organizatës ‘Wikileaks’.

Assange ka frikë se ambasada e Ekuadorit në Londër mund t’ia anulojë kërkesën e azilit dhe ta depërtojë atë për në Shtetet e Bashkuara.

Pasaporta e re do t’ia lejojë Assagnes i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, që të kthehet në Australi. Ndërsa pasaporta e tij e mëparshme i ka skaduar, shkruan Reuters.

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se disa prokurorë federalë kanë nisur një hetim ndaj Assagnes dhe organizatës së tij ‘Wikileaks’, për shkak se dyshohet që ka publikuar sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Qeveria amerikane kërkon arrestimin dhe ekstradimin e tij për shkak se ka publikuar të dhëna sekrete rreth luftës që është zhvilluar në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat