Të paktën 20 të vdekur në një aksident në një minierë

Bota

Të paktën 20 të vdekur në një aksident në një minierë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:08

Njëzet minatorë vdiqën dhe tridhjetë të tjerë u plagosën sot në veri të Kinës, pas një avarie në sistemin e frenimit të automjetit që po i transportonte nën tunelet e nëndheshme, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ”HsinHua”.

Agjencia saktësoi se 15 minatorë vdiqën në vend. Ajo raporton se gjendja shëndetësore e 30 të plagosurve është e qëndrueshme.

Aksidenti u regjistrua të shtunën në mëngjes në rajonin e Xilingol.

Për momentin nuk ka shumë të dhëna rreth shkaqeve të aksidentit, për më tepër nuk saktësohet lloji i  minierës.

Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave.

Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar kushtet e punës në minierat e qymyrit dhe për mbylljen e minierave të paligjshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat