Papa Françesku i shpalli luftë abuzimit me fëmijë, por viktimat ndjehen të tradhtuara

Bota

Papa Françesku i shpalli luftë abuzimit me fëmijë, por viktimat ndjehen të tradhtuara

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Papa Françesku

Papa Françesku ka mbajtur një konferencë rreth problemit të abuzimit seksual me fëmijë, me ç’rast ka bërë thirrje për një “betejë të gjithanshme”, kundër këtij krimi që duhet të “fshihet nga faqja e dheut”.

Mirëpo viktimat dhe avokatët e tyre kanë shprehur zhgënjimin e thellë, duke thënë se Papa i ka ripërsëritur premtimet e vjetra dhe nuk ka ofruar propozime të reja, shkruan Reuters.

Në fjalimin e tij përmbyllës përpara dy qind drejtuesve të kishave, Papa Françesku ka thënë se masat kombëtare ndaj problemit të abuzimit me fëmijë do të përforcohen dhe abuzuesit do të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat